Kurs i Shkurtër ImagiCharm
A ka fëmija juaj interes për programim, modë, apo animacion? Atëherë ImagiCharm mund të bëhet lodra e tyre e preferuar!
për 9 - 12 vjeç
online, klasë, 1-në-1
Max.: 12 (online: 8) participants
Sesionet: 6 x 90 minuta
Kushtet paraprake: asnjë
Qasje 24/7 në MyLogiscool
Frekuenca: 1-4 sesione/ javë, varet nga vendndodhja
Fuqizoni dhe frymëzoni fëmijët tuaj!
ImagiCharm është një aksesor i zgjuar që mund të programohet të duket ndryshe çdo ditë, përmes dritave LED me ngjyra. Fëmijët mund të mësojnë kodimin duke dizajnuar dhe animuar të gjitha 64 dritat e ImagiCharm-it të tyre. Ky aksesor i mrekullueshëm mund të vishet në çanta shpine, çanta ose si një varëse çelësash.
Çfarë do të mësojë fëmiu juaj:
Gjatë këtij kursi të shkurtër, studentët do të njihen me parimet bazë të kodimit dhe gjuhën e programimit Python në mënyrë argëtuese, të prekshme dhe vizuale duke përdorur aplikacionin ImagiLabs. Nëpërmjet këtij aplikacioni, fëmijët do të mësojnë se si të programojnë një ImagiCharm, si të vizualizojnë forma dhe animacione të ndryshme për një ekran 8x8 pixel, ndërsa do të mësojnë rreth koncepteve themelore si variablat, strukturat e kontrollit, trajtimin e tekstit, funksionet dhe shumë më tepër.
Blerja e ImagiCharm për pjesëmarrje në kurs nuk është e nevojshme. Fëmijët do të kenë mundësinë ta provojnë fizikisht gjatë kursit. Duke marrë pjesë në kursin e shkurtër, do të keni të drejtën e një zbritje prej 25% për blerjen e ImagiCharm në webshopin imagiLabs.
Kërkesat
Fëmijët nuk kanë nevojë për ndonjë trajnim ose njohuri të mëparshme për të përfunduar këtë kurs.
Software i nevojshëm
- Për kursin tonë të shkurtër në Logiscool: Pjesëmarrësit duhet të kenë qasje në një e-mail. Ne sigurojmë të gjitha mjetet e nevojshme për kursin e shkurtër.
- Nëse shkolla hap një kurs të shkurtër online: Për të marrë pjesë në kursin e shkurtër online, çdo student duhet të ketë një laptop ose kompjuter në shtëpi me një lidhje të qëndrueshme interneti, si dhe një mikrofon të integruar ose të jashtëm. Ne gjithashtu sugjerojmë përdorimin kufjeve dhe një kamere web. Ne do të sigurojmë softuerin e nevojshëm për komunikim online. Koordinatorët tanë të shkollës do të japin informacion shtesë për instalimin e softuerit të nevojshëm falas para kursit të shkurtër.
Posedimi i një ImagiCharm nuk është i nevojshëm, megjithatë, duke marrë pjesë në kursin e shkurtër, ju do të keni të drejtë për një zbritje prej 25% në blerjen e ImagiCharm në webshop imagiLabs webshop.
për 9 - 12 vjeç
online, klasë, 1-në-1
Max.: 12 (online: 8) participants
Sesionet: 6 x 90 minuta
Kushtet paraprake: asnjë
Qasje 24/7 në MyLogiscool
Frekuenca: 1-4 sesione/ javë, varet nga vendndodhja