Dizajnimi i lojërave
291
Kombinoje argëtimin dhe të dobishmen me zhvillimin e lojërave! Me ndihmën e platformës sonë unike të edukimit, fëmijët tuaj do të njihen me programimin në një mënyrë lehtësisht të pranueshme, ndërsa mësojnë rreth dizajnimit të lojërave.
për Nxënësit e klasës 4 - 8
online, klasë
Parakushtet: Kursi BLOX 212 ose BLOX 221
Qasje 24/7 në MyLogiscool
Ne besojmë se çdokush mund të mësojë të kodojë!
A ndiheni sikur fëmija juaj është gati të ndërmarrë hapin tjetër në rrugën drejt së ardhmes së tij të suksesshme? Me ndihmën e trajnerëve tanë të përkushtuar, fëmijët do të kalojnë nga kodi vizual në atë të shkruar, duke u mundësuar atyre të programojnë projekte komplekse, ashtu si zhvilluesit e vërtetë.
Gjatë këtij moduli opsional, fëmija juaj do të mësojë se si të dizajnojë dhe krijojë lojëra më të mira dhe më të këndshme lehtësisht duke përdorur kodimin vizual të bazuar në blloqe. Gjatë zbatimit të njohurive dhe aftësive të fituara më parë të programimit, fëmija juaj do të njihet me teoritë e lojërave, llojet dhe mekanizmat specifike të lojës.
Fëmija juaj do të punojë në projekte të ndryshme duke zotëruar aftësitë e tij të kodimit vizual. Pasi të kenë përfunduar kursin, fëmijët mund të vazhdojnë udhëtimin e tyre në rrugën drejt kodimit profesional dhe dizajnimit të lojërave përmes moduleve gjithnjë e më sfiduese. Kursi është gjithashtu i dobishëm për përvetësimin e shkathtësive jetësore përveç kodimit, të tilla si të menduarit algoritmik dhe analitik.
Çfarë do të mësojë fëmiu juaj:
Praktikoni njohuritë e fituara më parë të programimit vizual
Thelloni të menduarit algoritmik dhe aftësitë analitike
Merrni një pasqyrë në mekanizmat e ndryshëm të lojës, dinamikën dhe zbatimin e tyre në lojërat e tyre
Mësoni ndryshimin midis grafikës dhe mekanikës
Mësoni rreth llojeve të ndryshme të lojërave dhe lojtarëve
Kuptoni faktorët kryesorë të lojërave cilësore
Mësimi mbi rolin e inovacioneve në sektorin industrial
Zgjidhja e problemeve dhe të menduarit algoritmik
Vetëbesim
Fokus dhe saktësi
Koncentrim dhe këmbëngulje
Komunikimi
Vetëdija dhe vështrimi kritik i lojërave
Kreativiteti
Kërkesat teknike
Për kurset online: Një laptop ose një kompjuter me lidhje interneti dhe një shfletues Chrome, plus një mikrofon. Ne ju këshillojmë të keni edhe kufje dhe një kamerë web.
Softueri i nevojshëm për komunikim dhe kodim online ofrohet nga ne.
Parakushtet
Përfundimi i kurseve BLOX 212 ose BLOX 221.
për Nxënësit e klasës 4 - 8
online, klasë
Parakushtet: Kursi BLOX 212 ose BLOX 221
Qasje 24/7 në MyLogiscool