Kurset e programimit

Digital Discovery

121

Lejojeni fëmijën tuaj të gjejë rrugën e tij në hapësirën digjitale. Edukimi digjital është bërë një mjet thelbësor për lundrimin në të tashmen dhe të ardhmen. Në kursin tonë të veçantë, fëmijët do të mësojnë për një gamë të gjerë temash digjitale për t'i ndihmuar ata të gjejnë pasionin e tyre të vërtetë. Trajnerët tanë të përkushtuar do t'i ndihmojnë fëmijët të bëhen përdorues të sigurt dhe të ndërgjegjshëm të mjeteve digjitale dhe platformave online.

Digital Discovery 121 Course

për Nxënësit e klasës 4 - 5

online, klasë, 1-në-1

Max.: 12 (online: 6) participants

Kushtet paraprake: asnjë

Qasje 24/7 në MyLogiscool

Përmirësoni aftësitë digjitale të fëmijëve tuaj!

Kodimi është bërë një mjet thelbësor në një sërë fushash, nga kërkimi akademik te animacioni dhe dizajni. Megjithatë, IT dhe edukimi digjital në shkollat fillore shpesh është i vjetëruar. Ndërkohë, fëmijët tanë po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë pa mbikëqyrje në pajisjet e tyre. Ndihmojini ata të bëhen krijues digjitalë në vend që të jenë thjesht konsumatorë pasivë!

Temat kryesore

Kursi do të përqendrohet rreth temave të mëposhtme:

Bazat e sigurisë dhe privatësisë në internet: të dhënat personale, shfletuesit e sigurt, konsumi dhe ndarja kritike dhe e përgjegjshme e informacionit, komunikimi dhe rregullat e komunikimit në internet

Krijimi i përmbajtjes digjitale: vizatimi digjital, editimi i fotove dhe videove, teksti, prezantimi dhe editimi i tabelave të llogaritjes

Programimi i prezantuar në mënyrë graduale: nga kodimi i bazuar në blloqe (block-based) dhe kalkulimet përmes platformave vizuale të kuptueshme lehtë, deri te kodimi i bazuar në tekst

Bazat e programimit: të menduarit algoritmik, ciklet, menaxhimi i variablave (variablat logjike), numrat e thjeshtë dhe një hyrje në gjuhë të ndryshme programuese

Bazat e zhvillimit të web-it dhe dizajnit të web-it

Të mësuarit dhe të kuptuarit e elementeve themelore të harduerit kompjuterik dhe si funksionon ai

Robotika: ndërtimi dhe programimi i robotëve (Bee-Bot, mBot)

Kërkesat

Fëmijët nuk kanë nevojë për ndonjë trajnim ose njohuri të mëparshme për të përfunduar këtë kurs.

Software i nevojshëm

  • Për kursin tonë në Logiscool: Ju nevojitet një Google Account për pjesëmarrje. Ne ofrojmë të gjitha mjetet e nevojshme për kursin.
  • Në rast se shkolla hap kurse online:Për të marrë pjesë në kursin online, çdo student do të ketë nevojë për një laptop ose një kompjuter në shtëpi me një lidhje të fortë interneti, ose mikrofon, një Google Account dhe një maus. Ne ju rekomandojmë të keni gjithashtu kufje dhe një web-kamerë. Softueri i nevojshëm për komunikim online ofrohet nga ne.
Digital Discovery 121 Course

për Nxënësit e klasës 4 - 5

online, klasë, 1-në-1

Max.: 12 (online: 6) participants

Kushtet paraprake: asnjë

Qasje 24/7 në MyLogiscool

Portali ndërkombëtar edukues-argëtues për fëmijë
Me MyLogiscool, portalin tonë edukativ-argëtues të rangut botëror, nxënësit mund të frymëzohen nga projektet e bashkëmoshatarëve të tyre. Ata mund të praktikojnë atë që kanë mësuar dhe të përmirësojnë njohuritë e tyre ndërsa luajnë me mini-quests tona, lojërat me rezultate të larta, kuizet dhe sfidat. Platforma i inkurajon ata të ndjekin aktivitete të dobishme dhe argëtuese ndërmjet mësimeve, si dhe gjithashtu i informon ata për lajmet dhe ngjarjet e ardhshme ndërkombëtare në Logiscool. Ndihmoni fëmijët tuaj të mësojnë gjuhën e së ardhmes! Rezervoni një orë sesion falas dhe lërini ata të zbulojnë misteret më të bukura të sferës digjitale.