Kurset e programimit

Digital Discovery

111

Ne si prindër e dimë se edukimi digjital është bërë një mjet thelbësor për të lundruar në të tashmen dhe të ardhmen. Në kurset tona speciale, trajnerët tanë të dedikuar do t'i ndihmojnë fëmijët tuaj të fitojnë vetëbesim dhe të bëhen përdorues të vetëdijësuar të mjeteve digjitale dhe platformave online, duke përfshirë bazat e programimit. E gjithë kjo, në një mënyrë të lehtë dhe argëtuese.

Kursi Digital Discovery 111

për Nxënësit e klasës 2 - 3

online, klasë, 1-në-1

Max.: 12 (online: 6) participants

Kushtet paraprake: asnjë

Qasje 24/7 në MyLogiscool

Përmirësoni aftësitë digjitale të fëmijëve tuaj!

Ashtu si shumica e fëmijëve, edhe fëmija juaj do të rritet me një telefon inteligjent ose tablet në dorë, qoftë në mjedisin e shtëpisë apo jashtë saj. Pajisni fëmijët tuaj me mjetet dhe aftësitë e të menduarit kritik që mund t'i ndihmojnë ata të lundrojnë në një të ardhme gjithnjë e më të digjitalizuar. Ky kurs do të mbulojë bazat e të menduarit dhe programimit algoritmik, krijimin e përmbajtjes digjitale, si dhe përdorimin e internetit dhe sigurinë. Ai gjithashtu do t'i prezantojë fëmijët me pajisjet kompjuterike, pajisjet digjitale dhe robotikën. Me ne, fëmijët tuaj mund të shijojnë rrugën drejt edukimit digjital, duke mësuar aftësitë thelbësore në një mënyrë argëtuese!

Temat kryesore

Përvojë gjithëpërfshirëse e të mësuarit digjital të përshtatur sipas moshës dhe nivelit të njohurive të fëmijës tuaj

Kujdes i individualizuar nga trajnerë ekspertë

Projekte emocionuese dhe aktivitete praktike

Kuize interaktive programimi

Qasje e pakufizuar në mjetet e të mësuarit digjital

Çfarë do të mësojë fëmiu juaj:

Aftësitë digjitale dhe teknike:

Praktikoni vizatimin digjital në Microsoft Paint dhe redaktimin e tekstit në WordPad dhe Notepad.

Mësoni bazat e programimit përmes algoritmeve, kodimit me blloqe dhe krijimit të lojërave 3D me Kodu.

Eksploroni historinë e robotëve dhe programoni robotët Bee-bot.

Kuptoni enkriptimin, autentifikimin në internet dhe përdorimin e sigurt të internetit.

Mësoni si të shfletoni internetin dhe të kontrolloni autenticitetin e përmbajtjes.

Fitoni njohuri rreth mbrojtjes së të dhënave personale, netiketës dhe sigurisë kibernetike.

Njihuni me strukturën dhe historinë e internetit, pajisjeve dhe programeve kompjuterike.

Praktikoni shtypjen me dhjetë gishta, përdorimin e miut dhe operacionet e thjeshta të skedarëve si copy-paste.

Aftësi të buta:

Mendimi kritik

Kreativiteti

Përgjegjësia

Të menduarit analitik

Fokusimi

Kërkesat

Fëmijët nuk kanë nevojë për ndonjë trajnim ose njohuri të mëparshme për të përfunduar këtë kurs.

Software i nevojshëm

  • Për kursin tonë në Logiscool: Ju nevojitet një Google Account për pjesëmarrje. Ne ofrojmë të gjitha mjetet e nevojshme për kursin.
  • Në rast se shkolla hap kurse online: Për të marrë pjesë në kursin online, çdo student do të ketë nevojë për një laptop ose një kompjuter në shtëpi me një lidhje të fortë interneti, një mikrofon, një Google Account dhe një maus. Ne ju rekomandojmë të keni gjithashtu kufje dhe një web-kamerë. Softueri i nevojshëm për komunikim online ofrohet nga ne.
Kursi Digital Discovery 111

për Nxënësit e klasës 2 - 3

online, klasë, 1-në-1

Max.: 12 (online: 6) participants

Kushtet paraprake: asnjë

Qasje 24/7 në MyLogiscool

Portali ndërkombëtar edukues-argëtues për fëmijë
Me MyLogiscool, portalin tonë edukativ-argëtues të rangut botëror, nxënësit mund të frymëzohen nga projektet e bashkëmoshatarëve të tyre. Ata mund të praktikojnë atë që kanë mësuar dhe të përmirësojnë njohuritë e tyre ndërsa luajnë me mini-quests tona, lojërat me rezultate të larta, kuizet dhe sfidat. Platforma i inkurajon ata të ndjekin aktivitete të dobishme dhe argëtuese ndërmjet mësimeve, si dhe gjithashtu i informon ata për lajmet dhe ngjarjet e ardhshme ndërkombëtare në Logiscool. Ndihmoni fëmijët tuaj të mësojnë gjuhën e së ardhmes! Rezervoni një orë sesion falas dhe lërini ata të zbulojnë misteret më të bukura të sferës digjitale.