BLOX
171
Dëshironi ta ndihmoni fëmijën tuaj të zhvillojë shkathtësitë e së ardhmes? Le t'i ndihmojmë ata në rrugën drejt një të ardhmeje të suksesshme, duke u mësuar atyre shkathtësitë thelbësore të programimit në një mënyrë të lehtë dhe argëtuese me kursin tonë special të zhvilluar për moshën e tyre.
për Nxënësit e klasës 6 - 8
online, klasë, 1-në-1
Kushtet paraprake: asnjë
Qasje 24/7 në MyLogiscool
Ne besojmë se çdokush mund të mësojë të kodojë!
Gjatë këtij kursi, fëmija juaj do të mësojë bazat e programimit dhe do të zotërojë kodimin vizual ndërsa krijon lojëra kompjuterike dhe punon në projekte gjithnjë e më komplekse me ndihmën e trajnerëve tanë të përkushtuar.
Fëmijët do të punojnë në projekte të ndryshme duke përdorur kodim vizual dhe do të ndërtojnë programe me blloqe shumëngjyrëshe. Me ndihmën e kësaj metode hyrëse, fëmijët mund të mësojnë bazat e programimit në një mënyrë argëtuese dhe tërheqëse. Pasi të kenë përfunduar kursin, fëmijët mund të vazhdojnë udhëtimin e tyre në rrugën drejt kodimit profesional, të bazuar në tekst, përmes moduleve gjithnjë e më sfiduese. Kursi është gjithashtu i dobishëm për përvetësimin e aftësive jetësore përveç kodimit, të tilla si të menduarit algoritmik dhe analitik.
Çfarë do të mësojë fëmiu juaj:
Mësimi i parimeve themelore matematikore në mënyrë argëtuese, zbatimi i teorisë në praktikë
Të mësuarit e përsëritjes së komandave duke i përdorur "loops"
Përdorimi i kushteve dhe deklaratave "if"
Njohja me variablat e integruara dhe aftësimi i tyre për të marrë atributet e objekteve dhe sfondeve dhe për të matur kohën dhe pozicionimin
Njohja me variablat lokale dhe trajtimin e të dhënave
Kuptimi i operatorëve logjikë bazë (and, or, not) duke u mundësuar atyre të krijojnë kushte më të rafinuara
Kuptimi dhe krijimi i funksionaliteteve të lojës
Përdorimi i ngjarjeve të ndryshme fillestare për fillimin e një programi
Mësoni se si të përdorni sinjale për t'i bërë personazhet e lojës të komunikojnë me njëri-tjetrin
Krijimi i kloneve, duke përdorur kopje të aktorëve të lojës (clones)
Mësimi i përdorimit të sistemit të koordinatave karteziane
Njohja me konceptin e listave, dhe përdorimin e tij për ruajtjen e të dhënave
Zhvillimi i njohurive për trajtimin e tekstit
Lëvizja e objekteve dhe personazheve të lojës në një skenë të specifikuar
Zgjidhja e problemeve dhe të menduarit algoritmik
Vetëbesim
Fokus dhe saktësi
Koncentrim dhe këmbëngulje
Komunikimi
Kërkesat teknike
Për kurset online: Një laptop ose një kompjuter me lidhje interneti dhe një shfletues Chrome, plus një mikrofon. Ne ju këshillojmë të keni edhe kufje dhe një kamerë web.
Softueri i nevojshëm për komunikim dhe kodim online ofrohet nga ne.
Parakushtet
Fëmijët nuk kanë nevojë për ndonjë trajnim paraprak.
për Nxënësit e klasës 6 - 8
online, klasë, 1-në-1
Kushtet paraprake: asnjë
Qasje 24/7 në MyLogiscool