Inteligjencë Artificiale, Teknologji Kreative dhe Programim për Fëmijë

Prishtina

Prishtina

Qëndroni të përditësuar me lajmet më të fundit të komunitetit!

Aktivitete me vlerë

Balanconi kohën e ekranit me aftësitë thelbësore digjitale!

Sporti dhe lojërat jashtë ekraneve janë të rëndësishme, por në botën tonë, kthimi i kohës para ekranit në mësim të ndërgjegjshëm dhe krijues është i domosdoshëm dhe mund t’i shndërrojë fëmijët nga përdorues pasivë në krijues digjitalë të sigurt, duke ndërtuar rrugën drejt një të ardhmeje të suksesshme.

Filloni herët, krijoni një të ardhme më të ndritur!

Programet tona janë krijuar për moshat 6–18 vjeç. Të mësuarit e bazave të teknologjisë krijuese ose programimit nuk përgatit vetëm për të ardhmen, por përforcon edhe suksesin shkollor sot dhe në të ardhmen.

Fëmija juaj vjen i pari!

Dëshironi që kurset e Logiscool të përshtaten me orarin e ngjeshur të fëmijës tuaj? Ne e kuptojmë rëndësinë e nevojave individuale, dhe te Logiscool, mirëqenia e fëmijës tuaj është gjithmonë prioritet.
Zsófi
Nëna e një djali të vogël, Logiscool Budaörs
Njohuritë e fëmijës tim në matematikë janë bërë më të qëndrueshme që nga vijimi i kursit Logiscool. Ata nuk janë thjesht duke shtypur rastësisht tastet për të xhiruar gjëra, por në fakt po mësojnë dhe kalojnë kohën në mënyrë produktive.

Prezantimi

young people smiling in grey t-shirts in front of a blue logiscool wall

Këtu në Logiscool Prishtina jemi krenarë të jemi shkolla e parë Logiscool që hapi dyertë për fëmijët dhe adoleshentët që duan të krijojnë diçka të mahnitshme. Jemi të lumtur të sjellim përvojën dhe përkushtimin nga Logiscool që nga viti 2014, për t'u mësuar fëmijëve gjuhën e së ardhmes dhe jemi të pasionuar të vazhdojmë më tej. Qëllimi kryesor i ekipit tonë është t'i bëjë fëmijët të emocionuar për risitë më të fundit, të mësojnë se sa interesante mund të jetë bota, të marrin njohuritë që ju nevojiten për të ndryshuar të ardhmen, duke u argëtuar njëkohësisht. Jemi të entuziazmuar që jemi pjesë e rrjetit më të mirë të shkollës ndërkombëtare të kodimit.

Fëmijët në Kosovë kanë mundësi të jenë pjesë e më shumë se 180.000+ scoolers të entuziazmuar nga e gjithë bota të cilët ju kanë bashkuar kurseve, kampeve, workshop-eve dhe shumë programeve dhe ngjarjeve të tjera. Ajo për të cilën ne jemi me krenar është komuniteti ynë në Logiscool Prishtina. Fëmijët tanë mund të mësojnë, argëtohen dhe luajnë së bashku me miq me interesa të ngjashme, personalisht ose virtualisht në MyLogiscool.

Galeria e Fotografive

Dëshironi të qëndroni të përditësuar mbi lajmet dhe programet tona?

Abonohu në buletinin tonë të prindërve dhe njihu me postimet tona më të fundit në blog.



Ose na ndiqni në rrjetet sociale